Piatek ka një mesazh për Ibrahimovicin

Krzysztof Piatek mirëpret transferimin e mundshëm të Zlatan Ibrahimovicit në Milan.

Sport

09/12/2019 08:18

Krzysztof Piatek ka mirëpritur mundësinë e ardhjes së Zlatan Ibrahimovicit në Milan.

Ylli polak ka thënë se do t’i pëlqente të luajë së bashku me suedezin i cili spekulohet me rikthim te “Rossonerët”.

“Të luaj me Ibrahimovicin? Është një futbollist i jashtëzakonshëm”, deklaroi Piatek pas fitores së Milanit ndaj Bolognas me rezultat 3:2, përcjell lajmi.net.

“Kemi nevojë për futbollistë të nivelit të tij. Ka bërë mirë ku do që ka shkuar dhe mendoj se do të ishte shumë i dobishëm për Milanin”, u shpreh ai. /Lajmi.net/