Piatek e nis me një ndryshim të madh sezonin e ri

Krzysztof Piatek ka njoftuar se ai do të veshë fanellën me numrin 9 të Milanit këtë sezon.

Sport

10/07/2019 08:36

Piatek kishte veshur numrin 19 për Milanin pas transferimit të tij në janar për 35 milionë euro nga Genoa, me drejtorin e atëhershëm sportiv Leonardo, duke shpjeguar se Poli duhej ‘të fitonte’ numrin.

Megjithatë, 23-vjeçari zbuloi në Instagram Story se numri i tij i ri do të jetë 9, teksa zbuloi anën e prapme të fanellës së Milanit, përcjell lajmi.net.

Ai gjithashtu konfirmoi fanellat e ‘Rossonerëve’ për sezonin e ardhshëm – të zezë në pjesën e përparme dhe një flamur italian në anën e pasme.

Milan e ka vuajtur numrin 9 që nga dalja në pension e Filippo Inzaghit në vitin 2012, me lojtarët si Fernando Alonso, Mattia Destro dhe Gonzalo Higuain që kanë veshur këtë fanellë por nuk kanë mbushur pritshmëritë. /Lajmi.net/