Piatek: Do të vlej 70 milionë euro

Krzysztof Piatek ka treguar se si jeta e tij ka ndryshuar pas transferimit në Serie A.

Sport

18/11/2019 18:21

Piatek ka folur për transformimin e tij, se si karriera e tij eci në Genoa, pastaj edhe për kalimin tek Milan.

Lojtari ka thënë se synon që në lëvizjen tjetër që bën në karrierë, të kushtojë deri në 70 milionë euro.

“Kur kalova tek Milan, gjithçka ndodhi shumë shpejtë, saqë as nuk pyeta vetën se çfarë po ndodh” ka thënë Piatek, transmeton lajmi.net.

“Jam më i vlefshëm se 38 milionë euro tani, por herën tjetër që transferohem, do të doja të vleja 60-70 milionë euro. Duhet të jem ambicioz dhe të punojë fort për këtë” ka shtuar polaku.

Piatek ka gjetur një botë komplet të re në Itali, por synimet e tij nuk ndalen këtu. /Lajmi.net/