Pezullohet operacioni për gjetjen e një turisti të zhdukur, Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor njofton se nuk ka asnjë gjurmë

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës, ka njoftuar se operacioni për gjetjen e turisit të zhdukur më datën 5 shtator është pezulluar. Pezullimi i operacionit erdhi pasi nuk është gjetur asnjë gjurmë për turistin e zhdukur. Në njoftim thuhet se operacioni është zhvilluar në katër drejtime, një nga ajri me helicopter dhe tri të jera…

Lajme

15/09/2024 19:04

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës, ka njoftuar se operacioni për gjetjen e turisit të zhdukur më datën 5 shtator është pezulluar.

Pezullimi i operacionit erdhi pasi nuk është gjetur asnjë gjurmë për turistin e zhdukur.

Në njoftim thuhet se operacioni është zhvilluar në katër drejtime, një nga ajri me helicopter dhe tri të jera nga toka.

“Me datën 12.09.2024 ShKShMK, pas thirrjes nga autoritet Shqiptare ka vazhduar me kërkimin e turistit të zhdukur me datën 05.09.2024. Operacioni është zhvilluar në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Policia e Shtetit , Forcat e Armatosura të Shqipërisë  dhe Shërbimi i Kërkim – Shpëtimit Malor i Shqipërisë . Operacioni është zhvilluar në 4 drejtime operacionale,1 nga ajri me helikopter dhe 3 të tjera nga toka duke e zgjëruar perimetrin e kërkimit. Gjithashtu jemi koordinuar edhe me Shërbimin e Shpëtimit Malor të Malit të Zi, të cilët kanë zhvilluar operacionin në pjesën e Malit të Zi. Fatkeqësisht gjatë kërkimit nuk është hasur në asnjë gjurmë. Operacioni pezullohet deri në mbledhjen e informatave të reja nga autoritet pergjegjëse”, thuhet në njoftim.