Pezullohet greva e paralajmëruar për të filluar nesër e punëtorëve të KEK-ut, arrihet marrëveshje
Greva e paralajmëruar që të nis nesër nga punëtorët e KEK-ut është pezulluar. Kjo pasi Sindikata e Re e KEK-ut ka arritur një marrëveshje me menaxhmentin e kësaj ndërmarrjeje. Marrëveshja parasheh që çdo punëtori të KEK-ut t’i jepen nga 200 euro bonus për fundvit dhe të rriten pagat për 50 euro nga janari 2025. “Menaxhmenti…
Lajme
Greva e paralajmëruar që të nis nesër nga punëtorët e KEK-ut është pezulluar.
Kjo pasi Sindikata e Re e KEK-ut ka arritur një marrëveshje me menaxhmentin e kësaj ndërmarrjeje.
Marrëveshja parasheh që çdo punëtori të KEK-ut t’i jepen nga 200 euro bonus për fundvit dhe të rriten pagat për 50 euro nga janari 2025.
“Menaxhmenti i KEK-ut, duke mirëkuptuar kërkesën e përfaqësueseve te punëtorëve dhe me synim te përmirësimit te mirëqenies se tyre, por njëkohësisht te vëmendshëm për sfidat dhe vështirësitë financiare të pritshme, ka propozuar dhënien e një bonusi prej 200 eurosh për fundvit dhe rritje të pagave prej 50 eurosh për të gjithë punëtorët, me efekt nga muaji janar 2025”.
“Në një reagim të shpejtë, Kryesia e SR-KEK, sot gjatë ditës pas shqyrtimit të çështjes me këshillin grevist, ka mirëkuptuar pozitat e menaxhmentit dhe ka vendosur të pajtohet me këtë propozim. Gjithashtu, ata kanë vendosur të ndërpresin çdo aktivitet sindikal të paralajmëruar më parë, duke shfaqur një qëndrim të matur dhe të orientuar drejt stabilitetit dhe zhvillimit të mëtejshëm të korporatës”, thuhet në një njoftim të sindikatës.