Pezullohet gjyqtari i ndeshjes Milan – Roma

Milan dhe Roma të hënën luajtën një ndeshje spektakolare me gjashtë gola, por fokusi ishte tek gjyqtari Piero Giacomeli.

Sport

28/10/2020 09:40

Giacomeli mori disa vendime të diskutueshme. Ai së pari dha një penallti për Romën në minutën e 71-të, pa u konsultuar fare me VAR-in.

Ai më ‘fshiu’ gabimin dhe akordoi një penallti për Milanin, i cili ishte gjithashtu i diskutueshëm. 

Dje, mediet italiane ishin plot kritika për gjykimin e tij, por edhe për menaxhimin e VAR nga Luigi Nasca.

Për shkak të kësaj, komisioni disiplinor vendosi që dyshja Giacomeli – Nasca të pezullohen për një muaj. /Lajmi.net/