Pezullimi i ndihmave të USAID’it, Ibrahimi: Nënçmimi nuk tolerohet më, ai ndëshkohet
Analisti politik, Ilir Ibrahimi ka komentuar qëndrimet e emisarit amerikan Richard Grenel për kryeministrin Albin Kurti. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Ibrahimi, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mos arritje të harmonizimit të politikave me aleatin kryesor, SHBA’në, pavarësisht thirrjeve të ish presidentit, Joe Biden. Ai ka thënë se deklarata e…
Lajme
Analisti politik, Ilir Ibrahimi ka komentuar qëndrimet e emisarit amerikan Richard Grenel për kryeministrin Albin Kurti.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Ibrahimi, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mos arritje të harmonizimit të politikave me aleatin kryesor, SHBA’në, pavarësisht thirrjeve të ish presidentit, Joe Biden.
Ai ka thënë se deklarata e Grenell’it për pezullimin e ndihmave të USAID-it, e shumë vendime të tjera, përfshirë edhe çështje aq jetike si prania ushtarake amerikane, nuk janë më spekulime por mundësi të prekshme.
“Për shumë zyrtarë amerikanë, kjo qasje e Kosovës ndaj Amerikës është perceptuar si një nënçmim”, ka shkruar ai.
Tujte ai është shprehur se nënçmimi nuk do të tolerohet më ai ndëshkohet madje sipas tij, me ashpërsi.
“Sot e kemi testin të tregojmë se “a e dojmë amerikën apo vetëm kemi frikë se po na braktis”, shkroi Ibrahimi. /Lajmi.net/