Peugeot me marrëveshje shpëtimi
Kinezët e Dongfeng Motors dhe qeveria franceze do të investojnë secila nga 800 milionë euro për 14% të aksioneve të kompanisë Peugeot. Edhe 1.4 miliardë euro do të investohen në kompani nga investitorët aktual. Marrëveshja është akoma pezull deri në votimin e aksionerëve, por do t’i ofrojë kompanisë paratë e shumëkërkuara për mbijetesë, pas përfundimit të afatit…
Lajme
Kinezët e Dongfeng Motors dhe qeveria franceze do të investojnë secila nga 800 milionë euro për 14% të aksioneve të kompanisë Peugeot.
Edhe 1.4 miliardë euro do të investohen në kompani nga investitorët aktual.
Marrëveshja është akoma pezull deri në votimin e aksionerëve, por do t’i ofrojë kompanisë paratë e shumëkërkuara për mbijetesë, pas përfundimit të afatit të garancive nga qeveria.
Nëse marrëveshja arrihet, aksionet e familjes së Peugeot do të dobësohen për 14%, pasi kjo pjesë do i kalojë Dongfeng Motors dhe qeverisë franceze.
Pordhuesi i dytë më i madh i veturave në Europë ka publikuar edhe gjendjen financiare, duke paralajmëruar se mund të ketë humbje deri në vitin 2016.