Petulla për iftar, ja receta

17:50 | 7 Maj 2019

Nuk e keni menduar ende se çfarë të përgatisni për iftar? Ja zgjidhja.

Petullat mund të jenë vetëm një ndër ushqimet që gjenden në tavolinën tuaj përgjatë iftarit, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, askush nuk do i thoshte ‘jo’ petullave të shijshme përgjatë këtij vakti ushqimor.

Ndiqeni recetën më poshtë:

Përbërësit:

400gr miell

200gr djathë feta

75ml jogurt

100gr djathë i freskët

1 pluhur për pjekje

3 vezë

1 lugë e vogël krip

Udhëzimet:

  1. Përzieni vezët me djathin feta.
  2. Shtoni jogurtin, djathin e freskët, miellin me pluhur për pjekje dhe kripen.
  3. Krejt këtë e përzieni duke fituar kështu një masë kompakte të brumit sikurse për bukën ose kiflet.
  4. Masën e brumit e nxjerrim në tavolinën e përmillur dhe e hollojmë një petë me trashësi 1cm.
  5. Nga peta e fituar, nxjerrim forma sipas dëshirës të cilat i fërgojmë në vaj të bollshëm derisa të marrin ngjyrë. /Lajmi.net/