Petroviq: Rruga “Millosheviq”, marrëzi njerëzore

Emërimi i një rruge në Kosovë me emrin e kriminelit Sllobodan Millosheviq nuk po i pëlqen ish-ministrit dhe zv/kryeministrit Sllobodan Petroviq.

Lajme

09/03/2015 20:48

I ashpër ndaj vendimit të kryetarit të Ranillugut, Mikiq ishte Petroviqi, që është pjesë e Listës Serbe.

Ai për televizionin Rrokum emërimin e një rruge me emrin e Millosheviqit e quajti marrëzi njerëzore, deri sa tha se ai nuk e ka detyrë të krijojë ndasi ndërmjet komuniteteve në Kosovë.

“Siç them unë, është një vendim që e kisha quajt marrëzi njerëzore. Jam i sigurt që duhet të analizohet se pse ka ardhur ky vendim dhe në interes të kujt shkon. Mendoj se kushdo qoftë dhe cilido qoftë ky individ, ai duhet ta dijë se aty është për të mirën e qytetarëve dhe të rregullojë jetën e atyre banorëve që jetojnë në atë komunë, e jo të krijojnë ndasi ndërmjet komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, ka thënë Petroviq.