Petrit Malaj ambasador i ri i Shqipërisë në Kosovë: Unifikimi në politikën e jashtme mbetet prioritet
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Republikës së Shqipërisë, Petrit Malaj. Presidentja Osmani, e ka uruar për detyrën e re dhe shfaqi shpresën se gjatë mandatit të tij do të intensifikohen edhe më tej marrëdhëniet bilaterale në mes të dy shteteve simotra. Lajmi është…
Lajme
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Republikës së Shqipërisë, Petrit Malaj.
Presidentja Osmani, e ka uruar për detyrën e re dhe shfaqi shpresën se gjatë mandatit të tij do të intensifikohen edhe më tej marrëdhëniet bilaterale në mes të dy shteteve simotra.
Lajmi është bërë i ditur, përmes një postimi në faqen zyrtarë të Presidencës së Republikës së Kosovës.
Sipas Presidentes Osmani, bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, sidomos në unifikimin e politikës së jashtme mbetet prioritet.
“Fuqizimi i vazhdueshëm i koordinimit diplomatik është interes jo vetëm i shteteve tona, por edhe i rajonit në tërësi”, ka theksuar Presidentja Osmani.
Më tej, në takim me ambasadorin Malaj, tha se Kosova pret që Shqipëria të jetë zë i Kosovës në mekanizmat dhe organizatat ndërkombëtare në të cilat aktualisht shteti ynë nuk ka përfaqësim.
Presidentja Osmani, ndër të tjera e njoftoi ambasadorin Malaj edhe për zhvillimet e fundit në vend, si dhe mbi aktin e agresionit të Serbisë kundër Republikës së Kosovës, me ç’rast, Presidentja Osmani potencoi rëndësinë e adresimit të përgjegjësisë të Serbia dhe aplikimit të masave ndëshkuese ndaj saj.