Petrit Kryeziu takohet me Koordinatoren Nacionale për Zgjedhje, u njoftua se ka filluar grumbullimi i provave për manipulimin e votave

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu ka takuar Koordinatoren Nacionale për zgjedhje, Laura Pulën dhe Menaxherin e projektit strategjik “Mbrojtja e votës”, Besim Kusarin. Temë e diskutimeve sipas kësaj komunikate të Prokurorisë, ishte zhvillimi i hetimeve paraprake lidhur me mospërputhjen e votave gjatë numërimit brenda subjekteve politike për deputet të Kosovës në regjionin…

Lajme

22/01/2026 13:49

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu ka takuar Koordinatoren Nacionale për zgjedhje, Laura Pulën dhe Menaxherin e projektit strategjik “Mbrojtja e votës”, Besim Kusarin.

Temë e diskutimeve sipas kësaj komunikate të Prokurorisë, ishte zhvillimi i hetimeve paraprake lidhur me mospërputhjen e votave gjatë numërimit brenda subjekteve politike për deputet të Kosovës në regjionin e Komunës së Prizrenit.

“Kryeprokurori i Prizrenit, informoi se pas evidentimit të mospërputhjeve të votave gjatë numërimit brenda subjekteve politike për deputet, në rajonin e komunës së Prizrenit, ku ka përfunduar procesi i rinumërimit të votave, ka filluar grumbullimi i informatave të nevojshme sigurimi i provave relevante, që të vërtetohet kryerja e ndonjë vepre penale që ndërlidhet me procesin zgjedhor. Gjatë këtij takimi u diskutua për angazhimin e Prokurorit të Shtetit lidhur me mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës, si dhe vazhdimin e procesit të hetimit në drejtim të mbledhjes së provave dhe sigurimit të dëshmive të nevojshme”, ka njoftuar Prokuroria Themelore në Prizren. /Lajmi.net/