Petrit Hajdari shprehu kandidimin e tij për kryetar të Drenasit nga PDK, Lladrovci: Nëse dikush e mendon se “edhe Dada Razë” i fiton zgjedhjet, nuk qëndron

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramis Lladrovci ka reaguar pasi bashkëpartiaku i tij, Petrit Hajdari ka shprehur kandidaturën e tij për kryetar të Drenasit. Në lidhje me këtë, Lladrovci ka thënë se ai ka qenë dhe do të mbetet kandidat për kryetar të Komunës së Drenasit dhe se e pret partinë dhe kryetarin e PDK-së…

Lajme

23/06/2025 16:25

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramis Lladrovci ka reaguar pasi bashkëpartiaku i tij, Petrit Hajdari ka shprehur kandidaturën e tij për kryetar të Drenasit.

Në lidhje me këtë, Lladrovci ka thënë se ai ka qenë dhe do të mbetet kandidat për kryetar të Komunës së Drenasit dhe se e pret partinë dhe kryetarin e PDK-së ta zyrtarizoj kandidimin e tij.

“Pres që Kryetari dhe Kryesia e Partisë, të marrin në konsideratë traditën dhe përvojën e deritashme të zhvillimeve pozitive në parti, të çmojnë meritokracinë dhe vendimi të jetë i bazuar në vepra. Unë, me qeverisjen time e kam bërë PDK-në krenare, me vlerësimet e performancës, ku marrin pjesë institucionet vendore e ndërkombëtare. Për këto vite të qeverisjes së mirë, asnjë nga zyrtarët apo drejtorët e komunës nuk ka as akuzë e as dënime për punën në komunë, ashtu siç unë nuk kam asnjë akuzë e as dënim gjatë qeverisjes së shkëlqyer, duke qenë qeverisje lokale me duar të pastra”, ka thënë Lladrovci.

Ai me ironi ka komentuar kandidaturën e Hajdarit.

“Nëse dikush e mendon se “edhe Dada Razë”, i fiton zgjedhjet kur kandidohet nga PDK në Drenas, nuk qëndron, sepse, si asnjë degë e PDK-së në Kosovë, Dega në Drenas kishte ballafaqime mjaft sfiduese. Uniteti në degën e PDK-së, ishte i konfirmuar me zgjedhjet nacionale, duke arritur 19.614 vota, si asnjë herë më parë. Qytetari i komunës së Drenasit i nderon veprat, andaj, në qetësi mirëpres vendimin e Kryetarit Krasniqi dhe të Kryesisë së PDK-së”, ka shkruar Lladrovci në Facebook. /Lajmi.net/