Petrit Hajdari e pranon humbjen, e uron Lladrovcin për fitoren: Faleminderit për garën e jashtëzakonshme

Kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Petrit Hajdari, e ka uruar Ramiz Lladrovcin për fitoren në zgjedhjet e 12 tetorit pa balotazh. Hajdari ka thënë se kjo është gara dhe demokracia. Postimi i plotë: DRENASIN E DUA EDHE KUR NUK FITOJ Të dashur qytetarë të Drenasit, Ju falemnderit nga zemra të gjithëve për garën…

Lajme

13/10/2025 16:34

Kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Petrit Hajdari, e ka uruar Ramiz Lladrovcin për fitoren në zgjedhjet e 12 tetorit pa balotazh.

Hajdari ka thënë se kjo është gara dhe demokracia.

Postimi i plotë:

DRENASIN E DUA EDHE KUR NUK FITOJ

Të dashur qytetarë të Drenasit,

Ju falemnderit nga zemra të gjithëve për garën e jashtëzakonshme e demokratike që zhvilluam bashkërisht dje. Përgjatë kësaj fushate, kam bërë të gjitha përpjekjet njerëzore për t’i sjellë Drenasit një qeverisje të mirë në të cilën kam besuar fort.

Ju falenderoj shumë të gjithë juve që më keni votuar e keni besuar tek unë, ekipi dhe vizioni ynë.

Por, gara e demokracia është kjo dhe unë e respektoj verdiktin tuaj.

Kundërkandidatin tim, Ramiz Lladrovcin, e uroj për fitoren dhe shpresoj që Drenasi të përjetojë zhvillim e suksese.

Ju falemnderit edhe njëherë nga zemra të gjithëve