Petkoviq u takua të martën me Sorensenin: Ia përcolla shqetësimin serioz për veprimet eskaluese të Kosovës

Kryenegociatori i Serbisë në dialogun me Kosovën, Petar Petkoviq ka njoftuar se të martën është takuar me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Europian për dialogun, Peter Sorensen. Ai ka shkruar në X se me diplomatin danez kanë biseduar “për vazhdimin e dialogut në nivel teknik” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe “për nevojën e…

Lajme

03/07/2025 08:44

Kryenegociatori i Serbisë në dialogun me Kosovën, Petar Petkoviq ka njoftuar se të martën është takuar me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Europian për dialogun, Peter Sorensen.

Ai ka shkruar në X se me diplomatin danez kanë biseduar “për vazhdimin e dialogut në nivel teknik” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe “për nevojën e normalizimit të marrëdhënieve dhe deeskalimit në terren”.

Sorensenit, Petkoviq tha se ia përcolli “shqetësimin serioz” për veprimet “eskaluese” të Kosovës.

“Ia përcolla atij shqetësimin serioz për shkak të përkeqësimit të vazhdueshëm të pozitës së popullit serb në Kosovë dhe Metohi si pasojë e shumë veprimeve eskaluese të Prishtinës”, shkroi ai në X.