Petkoviq: Ne këmbëngulëm në themelimin e Asociacionit

Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë pas takimit trepalësh në Bruksel se Prishtina ka treguar se nuk është e gatshme për normalizimin e marrëdhënieve me Beogradin dhe bisedimet e mëtejshme në kuadër të dialogut teknik. Ai tha se në takimin trepalësh me ndërmjetësimin e të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak,…

Lajme

02/07/2024 22:33

Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë pas takimit trepalësh në Bruksel se Prishtina ka treguar se nuk është e gatshme për normalizimin e marrëdhënieve me Beogradin dhe bisedimet e mëtejshme në kuadër të dialogut teknik.

Ai tha se në takimin trepalësh me ndërmjetësimin e të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, Beogradi këmbënguli në formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe, por që Bislimi ka refuzuar.

“Beogradi ka konfirmuar se është gati të bisedojë për draft-statutin e Bashkësisë së komunave të hartuar nga BE-ja, dhe Bislimi refuzoi ta diskutojë atë, gjë që tregon se Prishtina nuk është e interesuar për formimin e Bashkësisë së komunave dhe për procesin e normalizimit”, ka deklaruar Petkoviq, raporton Tanjug.