Petkoviq – Kusarit: Dialogu s’është i barabartë sepse ne jemi në OKB e ju nuk jeni, formojeni Asociacionin
Shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq e ka vazhduar debatin me shefen e deputetëve të mazhorancës në Kuvendin e Kosovës, Mimoza Kusari-Lila.

Lajme
Pasi Kusari-Lila i tha se Kosova është e gatshme për marrëveshje me njohje reciproke, Petkoviq duket se është irrituar nga përgjigja e saj, shkruan lajmi.net.
Ai ka shkruar se dialogu s’ka të bëjë me dëshirat dhe ëndrrat e Kosovës, por me normalizim marrëdhëniesh dhe ka përmendur se Serbia është anëtare e OKB-së, duke i kërkuar formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
“Le të fillojmë nga e para Mimoza Kusari sepse ti nuk kupton asgjë. Dialogu nuk ka të bëjë me ëndrrat dhe dëshirat tuaja, por me normalizimin e marrëdhënieve, bazuar në vendimin e OKB-së nga viti 2010. Në dialog, marrëdhënia jonë është asimetrike, sepse VETËM Serbia është anëtare e OKB-së dhe do të mbetet e tillë! Dhe tani pak për realitetin – formoni Asociacionin e Komunave Serbe.”, ka shkruar Petkoviq.
Хајмо испочетка @mimozakusari
јер ништа не разумете. Дијалог се не води о вашим сновима и жељама, већ о нормализацији односа, на основу одлуке УН из 2010. У дијалогу наш однос је асиметричан, јер је САМО Србија чланица УН и тако ће остати! А сад мало о реалности – формирајте ЗСО! https://t.co/OIMFY4YRRA— Петар Петковић (@PetkovicPetar) July 10, 2022
Çfarë thanë të dy politikanët në dy deklarimet e mëhershme?
Kusari-Lila në reagimin e saj në Twitter është shprehur se Kosova është e gatshme për marrëveshje me njohje reciproke siç ka kërkuar kancelari gjerman dhe Parlamenti Evropian, shkruan lajmi.net.
Madje, Kusari-Lila i ka thënë Petkoviqit që të lajmërohet kur kur Serbia është e gatshme për një marrëveshje të tillë.
“Kur të jeni gati, Petar Petkoviq, për një marrëveshje të bazuar në NJOHJE RECIPROKE, siç iu është thënë edhe nga kancelari gjerman dhe siç është kërkuar nga Parlamenti Evropian, na tregoni, ne jemi gati”, shprehet Kusari-Lila.
When you’re ready @PetkovicPetar for an agreement based on MUTUAL RECOGNITION, as you were told by @Bundeskanzler and were requested by the @Europarl_EN let us know, we are ready!
— Mimoza Kusari (@mimozakusari) July 10, 2022
Reagimi i Kusari-Lilës erdhi pas një postimi në Twitter të Petkoviq ku ai përmendi emrin e saj duke aluduar në një deklaratë ku shefja e deputetëve të LVV-së thotë se marrvëshja me Serbinë është e pamundur.
Petkoviq, i cili është ndër kryesorët e propagandës së politikës serbe shprehet në postimin e tij se Serbia do të ruaj paqen dhe stabilitetin, pavarësisht se Kosova kërkon tension.
“Kur Mimoza Kusari thotë se kompromisi me Beogradin është i pamundur, kjo do të thotë se Prishtina nuk do të dialogojë! Alternativa e vetme e dialogut dhe kompromisit është tensioni në terren, këtë kërkon Albin Kurti. Beogradi do ta ruajë paqen dhe stabilitetin, pavarësisht ëndrrave militante të Prishtinës”, shkruhej në postimin e Petkoviq.
Kада @mimozakusari каже да је немогућ компромис са Београдом, то значи да Приштина неће дијалог! Једина алтернатива дијалогу и компромису су тензије на терену, то је оно што @albinkurti прижељкује.
Београд ће чувати мир и стабилност, упркос милитантним сновима Приштине!— Петар Петковић (@PetkovicPetar) July 10, 2022
Në anën tjetër, ende nuk dihet nëse do të ketë në të ardhmën e afërt një takim të nivelit të lartë midis Kosovës dhe Serbisë. /Lajmi.net/