Petkoviq-Konjufcës: Ke të drejtë kur e cilëson Rashiqin joserb, Kurti e futi atë në parlament
Kryenegociatori serb për dialogun Kosovë-Serbi, Petar Petkoviq ka reaguar pasi kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca tha se Vetëvendosje do ta formoj Qeverinë vetëm me pakicat joserbe. E për këtë, Petkoviq thotë se Konjufca ka të drejtë kur Rashiqin e cilësoi si “joserb”, shkruan lajmi.net. “Glauk Konjufca thotë se qeveria e dytë e Kurtit u formua…

Lajme
Kryenegociatori serb për dialogun Kosovë-Serbi, Petar Petkoviq ka reaguar pasi kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca tha se Vetëvendosje do ta formoj Qeverinë vetëm me pakicat joserbe.
E për këtë, Petkoviq thotë se Konjufca ka të drejtë kur Rashiqin e cilësoi si “joserb”, shkruan lajmi.net.
“Glauk Konjufca thotë se qeveria e dytë e Kurtit u formua me “pakicat joserbe” dhe se ky është sërish synimi i Kurtit. Për herë të parë, Konjufca ka të drejtë, pasi e ka cilësuar Rashiqin si përfaqësues joserb. Kurti e dinte mirë se çfarë po bënte kur, me votat e shqiptarëve, e futi Rashiqin me mashtrim në parlament!”, ka shkruar Petkoviq në “X”.
“Siç e keni parë, Qeveria Kurti 2 u formua në bashkëpunim me minoritetet joserbe. Ky është qëllimi ynë, sepse ka pasur ndikim pozitiv në Kosovë, duke parandaluar Listën Serbe, që operon nën ndikimin e Beogradit, që të ketë pushtet vendimtar, siç kishte në qeveritë paraprake”, tha Konjufca për institutin dhe median online me seli në Itali, Osservatorio Balcani e Caucaso Transeuropa.
Postimi i plotë i Petkoviqit në “X”:
Глаук Коњуфца каже да је друга Куртијева влада формирана с “несрпским мањинама” и да је то Куртијев циљ и сада.
Први пут Коњуфца је у праву, пошто је Рашића сврстао у несрпског представника. Знао је Курти шта ради кад је албанским гласовима на превару убацио Рашића у парламент! https://t.co/8ngYefEYhE— Петар Петковић (@PetkovicPetar) March 10, 2025