Petkoviq: Asociacioni është çështje kyçe e dialogut, e papranueshme që Prishtina të imponojë temën e Preshevës
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, deklaroi se sot ia bëri të qartë të dërguarit special të BE-së për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, Peter Sorensenit, se tema kryesore e dialogut duhet të jetë normalizimi i marrëdhënieve dhe formimi i Asociacionit dhe se është e papranueshme që Bislimi të përpiqet…

Lajme
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, deklaroi se sot ia bëri të qartë të dërguarit special të BE-së për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, Peter Sorensenit, se tema kryesore e dialogut duhet të jetë normalizimi i marrëdhënieve dhe formimi i Asociacionit dhe se është e papranueshme që Bislimi të përpiqet të imponojë temën e Preshevës dhe Bujanocit brenda këtij procesi, raporton Tanjug.
“Dje, mundëm ta dëgjonim Bislimin duke hapur disa tema të supozuara të çështjes së Preshevës dhe Bujanocit. Këto nuk janë tema dialogu, ne e dimë se cila është tema e dialogut – çështja e Kosovës, pozicioni i popullit serb, formimi i Asociacionit dhe çfarë mund të bëjmë për të arritur paqen dhe stabilitetin në Kosovë , dhe çfarë është e nevojshme për jetën serbeve dhe shqiptarëve”, tha Petkoviq në një deklaratë për mediat pas takimit me Sorensenin.
Tutje bëhet e ditur se ai theksoi se çështjet e Bujanocit dhe Preshevës janë çështje që kanë të bëjnë me, siç tha, Serbinë qendrore, ligjet serbe dhe Kushtetutën e Serbisë, dhe nuk mund të ketë absolutisht asnjë diskutim për këtë në dialog, pavarësisht faktit se, sipas tij, Besnik Bislimi dhe Albin Kurti po përpiqen ta shtyjnë përpara dhe ta paraqesin në mënyrën e tyre.
Kur u pyet nëse Sorenseni paraqiti ndonjë plan për të vazhduar dialogun, Petkoviq tha se i dërguari i BE-së është aty për të lehtësuar negociatat, dhe se u takon palëve të dalin me agjendat e tyre.