Petkoviq ankohet për mos-formim të Asociacionit: Kurti dhe Bislimi erdhën me duar në xhepa dhe kërkuan njohjen e Kosovës

Përfaqësuesi i Serbisë në dialog, drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Petar Petkoviq deklaroi se bashkësia ndërkombëtare vlerësoi masat e Qeverisë së Serbisë. Sipas Petkoviq, Serbia kërkoi kthim të “status kuotës”. “Kurti tani nuk mund të vazhdojë negociatat në Bruksel nga pozita ku mbylli dhjetë institucione shtetërore serbe. Sa herë që jemi në Bruksel,…

Lajme

14/11/2024 10:28

Përfaqësuesi i Serbisë në dialog, drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Petar Petkoviq deklaroi se bashkësia ndërkombëtare vlerësoi masat e Qeverisë së Serbisë.

Sipas Petkoviq, Serbia kërkoi kthim të “status kuotës”.

“Kurti tani nuk mund të vazhdojë negociatat në Bruksel nga pozita ku mbylli dhjetë institucione shtetërore serbe. Sa herë që jemi në Bruksel, ne insistojmë në formimin e komunave me shumicë serbe dhe organeve shtetërore serbe si dhe depërshkallëzimin e situatës. Nuk ka dialog dhe Prishtina e përdor pjesëmarrjen në dialog për të pretenduar se vetëm po fletë. Kurti në fillim nuk pranoi të ulej dhe të bisedonte, ashtu si edhe Bislimi”,tha Petkoviq.

Por sipas tij kur u ulën, menjëherë vuri në dukje “shkeljen e marrëveshjes dhe arrestimin e serbëve”.

“Bislimi erdhi i vetëm e me duar në xhepa. Ai dëshiron që Serbia ta njohë Kosovën dhe nuk i intereson asgjë”, deklaroi Petkoviq.

Ai shtoi se kur bëhet fjalë për importin e mallrave serbe në Kosovë, sipas tij Kurti pranoi hapjen e Merdares për kalim të mallrave vetëm shkaku i presionit nga Gjermania, transmeton lajmi.net.

“Kurti e kuptoi se situata ishte e rëndë kur iu tha se do të përjashtohej nga CEFTA dhe procesi i Berlinit. Por ata hapën vetëm Merdaren”, tha Petkoviq.

“Dhjetëra institucione serbe janë mbyllur. I rënduan postat, bankat, qendrat për punë sociale. Kurti nuk ndahet me provokime dhe politikën e tij të dënimit të serbeve”, tha ai.

E në një përgjigje të dhënë dje për lajmi.net, zëdhënësi i BE-së, Petar Petkoviq deklaroi se BE-ja vazhdon t’i bëjë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të zbatojnë marrëveshjen e Ohrit.

Sipas tij Bashkimi Evropian po vazhdon t’i bëjë thirrje Kosovës që urgjentisht të marrë hapat e nevojshme për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Madje sipas Stanos ky është obligim ligjor i Kosovës dhe pritshmëritë e BE-së janë të formuluara qartë.

“Duhet urgjentisht që Kosova dhe Serbia të fillojnë me zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.BE-ja vazhdon t’i bëjë thirrje Kosovës që urgjentisht të ndërmarrë hapat e nevojshëm për krijimin e ASM-së, që është obligim ligjor i Kosovës dhe pritshmëri e formuluar qartë nga BE-ja dhe shtetet e saj anëtare”, shtoi ai.

E sipas zyrtarit të BE-së, Stano, progresi në dialogun Kosovë-Serbi i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian varet vetëm nga vullneti dhe aftësia e Kosovës dhe Serbisë për të arritur rezultate.

“Është i lidhur pazgjidhshmërisht me përparimin e tyre në procesin e anëtarësimit në BE”, tha Stano./Lajmi.net/

Nuk dihet kur do të takohen Kurti dhe Vuçiq, por nga BE-ja kërkojnë urgjentisht krijimin e Asociacionit dhe zbatimin e marrëveshjes së Ohrit