Peticioni me 200 mijë nënshkrime, Gucati: Na kanë pritur mirë në Hagë, i lumtur që e çova amanetin në vend
Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka folur për peticionin me 200 mijë nënshkrime që sot e ka dorëzuar në Gjykatë Speciale. Gucati ka thënë se janë pritur shumë mirë nga zyrtarët e gjykatës dhe se është i lumtur që ka dorëzuar amanetin e 200 mijë kosovarëve në Hagë. “Na kanë pritë shumë mirë. I kemi…
Lajme
Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka folur për peticionin me 200 mijë nënshkrime që sot e ka dorëzuar në Gjykatë Speciale.
Gucati ka thënë se janë pritur shumë mirë nga zyrtarët e gjykatës dhe se është i lumtur që ka dorëzuar amanetin e 200 mijë kosovarëve në Hagë.
“Na kanë pritë shumë mirë. I kemi dorëzu 200 mijë nënshkrime. Amanetin e tyre e çova aty ku duhej”, ka thënë Gucati në T7.
“Peticioni efekt juridik s’mund të ketë. Peticioni e ka efektin e një proteste”, ka shtuar ai.