Peticioni i AAK’së s’është as antikushtetues

Njohësit e çështjeve kushtetuese vlerësojnë se peticioni qytetar për rrëzimin e Qeverisë Thaçi, i iniciuar ditë më parë nga AAK, është e drejtë Kushtetuese. Sipas tyre, ky peticion qytetarë as nuk është anti-kushtetues e as anti-demokratik.

Lajme

10/03/2014 09:45

Njohësi i çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu, ka thënë se peticioni i nisur nga AAK për të rrëzuar Qeverinë Thaçi nuk është antikushtetues.

“Ky peticion nuk është antikushtetues dhe as antidemokratik. Është një sondazh i qytetarëve, disponimit të tyre për të ndërmarrë një veprim të një subjekti politik, në këtë rast disponimin e qytetarëve me 10 mijë nënshkrime për ta rrëzuar ose jo Qeverinë”.

Në një bisedë për “Epoka e Re”, Baraliu thotë se ngritja e një mocioni të mosbesimit me atë të një peticioni nuk është e paraparë në Kushtetutë.

Ai thotë se ky peticion nuk do të ketë sukses dhe nuk do të përmbush qëllimin, pra që të rrëzohet Qeveria.

“E drejta e peticionit është kategori kushtetuese, pra kanë të drejtë për të nënshkruar një peticion, por mënyra dhe qëllimi i tij për të kërkua që që Kuvendi të organizojë mocion mosbesimi nuk është i paraparë në këtë mënyrë dhe nuk është rrugë drejt së cilës mund të arrihet qëllimi.

“Prandaj, ky peticion është kategori, por për qëllimin që ka nuk do të ketë as sukses dhe nuk e përmbushë atë qëllim”, ka thënë Mazllum Bajraliu për “Epoka e Re”.

Edhe profesori i të Drejtës Kushtetuese, Xhavit Shala, ka thënë se peticioni i iniciuar nga AAK është kategori kushtetuese.