Pesë të lënduar nga aksidenti në Obliqi, rruga aktualisht mbyllet për qarkullim
Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se në aksident janë përfshirë dy automjete. “Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim…

Lajme
Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se në aksident janë përfshirë dy automjete.
“Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësorë, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti.
Më tej, Ahmeti bëri të ditur se rruga në fjalë aktualisht është e mbyllur për qarkullim.