Pesë të arrestuar në Ferizaj

Në një operacion të ndërmarrë mëngjesin e sotëm në Ferizaj, me urdhër të një prokurori të EULEX-it, janë arrestuar pesë persona, dy nga të cilët pjesëtarë të Policisë së Kosovës. EULEX’i njofton se arrestimet janë kryer në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Policinë e Kosovës. “Të dyshuarit janë arrestuar për një numër të…

Lajme

11/09/2013 09:53

Në një operacion të ndërmarrë mëngjesin e sotëm në Ferizaj, me urdhër të një prokurori të EULEX-it, janë arrestuar pesë persona, dy nga të cilët pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

EULEX’i njofton se arrestimet janë kryer në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Policinë e Kosovës.

“Të dyshuarit janë arrestuar për një numër të akuzave, duke përfshirë ato për Shpërdorim të pozitës zyrtare, Marrje të mitos, Ushtrim të ndikimit, Dhënie të ndihmës kryerësve të veprës pas kryerjes së veprës, Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe Zhvatje”.

“Me urdhër të gjykatës janë duke u bastisur zyrat dhe banesat private të disa prej personave të arrestuar”.