Pesë shtetet më të rrezikshme për të jetuar ose punuar

Rezultatet e një anketimi të fundit nga “InterNations” kanë reflektuar rrezikshmërinë brenda 64 shteteve të botës.

Bota

16/09/2019 22:15

Për këtë anketim, janë marrë përgjigjet e mbi 20,000 njerëzve rreth kualitetit të jetës, kostos së jetesës, financave personale, etj., transmeton lajmi.net.

Përveç kësaj, anketimi e ka mbuluar edhe aspektin e sigurisë, përkatësisht faktorët si paqja, siguria personale dhe stabiliteti ekonomik.

Rezultatet janë përpunuar e më pas është bërë radhitja e vendeve për nga rrezikshmëria e jetesës.

Ndiqeni listën e 5 vendeve më të rrezikshme për të jetuar:

1. Brazili

2. Afrika Jugore

3. Nigeria

4. Argjentina

5. India. /Lajmi.net/