Pesë shenja se po konsumoni pak karbohidrate
Ka një arsye shkencore se pse shumica prej nesh gravitojmë në mënyrë natyrale drejt ushqimeve të shijshme e që kanë sasi të lartë të karbohidrateve.
Lifestyle
Megjithatë, disa të tjerë në mënyrë aktive e shmangin këtë grup ushqimesh, duke besuar gabimisht se kështu kontribuojnë në mirëqenien dhe shëndetin e tyre.
Përkundrazi, konsumimi i ulët i karbohidrateve mund të çojë në një sërë komplikimesh dhe efektesh anësore të nënvizuara nga ekspertja australiane Susie Burrell në ueb-sajtin e saj Shape Me.
Karbohidratet janë të domosdoshme në mënyrë që ta mbështesni në mënyrë efikase metabolizmin tuaj, andaj më poshtë mund t’i lexoni pesë shenjat se nuk jeni duke i konsumuar ato sa duhet:
1.Nuk po humbni peshë
2.Ndjeheni të lodhur
3.Trupi juaj ua kërkon sheqerin
4.Keni probleme me tretjen
5.Keni erë të keqe të gojës.