Pesë shenja që tregojnë se trupit tuaj i mungon vitamina C
Mungesa e vitaminës C mund të sjellë në probleme të shumta shëndetësore.
Lifestyle
Imuniteti i fortë na mbronë nga bakteriet dhe virusët. Prandaj është e nevojshme të furnizojmë trupin tonë me vitaminat dhe mineralet e nevojshme, ndër të cilat është edhe vitamina C, transmeton Femina.al
Kjo vitaminë është me rëndësi vitale për sistemin imun, e bën lëkurën e shëndoshë dhe ndihmon në shërimin e plagëve.
Vitamina C është e rëndësishme për shëndetin e eshtrave, kurse pa të, trupi nuk mund ta pranojë hekurin dhe proteinat e caktuara të cilat janë shumë të nevojshme për shëndetin e venave, ligamenteve dhe tetivave.
Ja se cilat janë shenjat e para që organizmit tuaj i mungon vitamina C:
- Ndjenjë e vazhdueshme e lodhjes psiqike dhe fizike;
- Ndryshim i humorit i shoqëruar me nervozë dhe zemërim pa arsye;
- Rënie e imunitetit me çrast trupi nuk mund të luftojë kundër viruseve, bakterieve dhe mikroorganizmave të tjerë të dëmshëm të cilët shkaktojnë infeksione dhe alergji;
- Gjakderdhje nga mishi i dhëmbëve, prishje e shpeshtë e dhëmbëve dhe ndryshim i ngjyrës së dhëmbëve;
- Krijim i shenjave në trup pa ndonjë arsye./Femina.al/