Pesë raste të dhunës në familje vetëm dje në rajonin e Prishtinës

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë ditës së djeshme vetëm në rajonin e Prishtinës. Një nga këto rate ishte në Graçanicë, kurse të tjerat në kryeqytet. Në të shumtën e rasteve viktimat ishin femra. DHUNË NË FAMILJE Prishtinë 01.06.2025-09:00. Ështe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka…

Lajme

02/06/2025 10:11

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë ditës së djeshme vetëm në rajonin e Prishtinës.

Një nga këto rate ishte në Graçanicë, kurse të tjerat në kryeqytet.

Në të shumtën e rasteve viktimat ishin femra.

DHUNË NË FAMILJE

  • Prishtinë 01.06.2025-09:00. Ështe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
  • Graqanicë 01.06.2025-14:40. Eshtë raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psikike ndaj ankuesit mashkull kosovar. I dyshuari gjendet në arrati, rasti në procedurë hetimore.
  • Prishtinë 01.06.2025-18:10. Raportohet se dy të dyshuar (një femër dhe një mashkull) kosovarë pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete. Nuk raportohet për të lënduar , ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt.
  • Prishtinë 01.06.2025-22:45. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje viktima femër kosovare është kanosur dhe fyer nga i dyshuari mashkull kosovar, dhe më pas i dyshuari mashkull kosovar është goditur nga e dyshuara tjetër kosovare. Si pasojë viktima dhe dy të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor , ndërsa me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit janë dërguar ne mbajtje.
  • Prishtinë 01.06.2025-17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, e ka fyer dhe ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje./Lajmi.net/