Pesë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar pesë raste të dhunës në familje. Dy prej tyre janë në Pejë e nga një në Klinë, Istog e Prishtinë. Pejë 14.11.2024 – 12:10. Viktima femër kosovare, ka raportuar se babai kishte tentuar ta godas viktimën. Më urdhër te prokurorit pas intervistimit personi…
Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar pesë raste të dhunës në familje.
Dy prej tyre janë në Pejë e nga një në Klinë, Istog e Prishtinë.
Pejë 14.11.2024 – 12:10. Viktima femër kosovare, ka raportuar se babai kishte tentuar ta godas viktimën. Më urdhër te prokurorit pas intervistimit personi i dyshuara është dërguar ne mbajtje.
Klinë 14.11.2024 – 08:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi qe kishte kanosur viktimën mashkull kosovar-djalin e tij, është bastisur shtëpia e te dyshuarit dhe nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Ndërsa i njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar ne procedurë të rregullt.
Pejë 14.11.2024 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje kishte tentuar të sulmojë me një mjetë të mprehtë të birin e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Istog 14.11.2024 – 18:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Prishtinë 14.11.2024 – 13:50. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ish e dashura e tij, kishte shkuar në shtëpinë e tij dhe pasi një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./Lajmi.net/