Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, tri prej tyre në Pejë

Shqetësuese janë vazhdimisht rastet e dhunës në familje. Shumë prej tyre të pa raportuara, e vetëm disa që dihen janë në numër mjaftë të madh përgjatë 24 orëve. Vetëm përgjatë ditës së djeshme, në Policinë e Kosovës janë raportuar pesë raste të dhunës, në lokacione të ndryshme. Një prej tyre u raportu në Prishtinë, tri…

Lajme

11/11/2024 09:10

Shqetësuese janë vazhdimisht rastet e dhunës në familje.

Shumë prej tyre të pa raportuara, e vetëm disa që dihen janë në numër mjaftë të madh përgjatë 24 orëve.

Vetëm përgjatë ditës së djeshme, në Policinë e Kosovës janë raportuar pesë raste të dhunës, në lokacione të ndryshme.

Një prej tyre u raportu në Prishtinë, tri në Pejë dhe një në veri të Mitrovicës, transmeton lajmi.net.

Njoftimi i plotë:

DHUNË NË FAMILJE

Prishtinë  10.11.2024, 18:30.  Është raportuar se ankuesja femër kosovare pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.

DHUNË NË FAMILJE

  • Pejë / 10.11.2024-08:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë dhe sulme verbale ndaj familjarëve të tij dhe ka  filluar të demoloj shtëpinë. I dyshuari pasi është intervistuar, me rekomandim të psikiatrit është dërguar në repartin psikiatrik në spitalin rajonal në Pejë, nën përkujdesje të forcave policore.
  • Pejë / 10.11.2024-10:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës mashkull kosovar.  Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
  • Pejë 10.11.2024, 13:30. Eshtë raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e kishte fyer dhe i njëjti me një thikë e kishte kanosur ankuesin mashkull kosovar. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE

Mitrovicë Veri  10.11.2024, 19:50. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi i shkakton probleme dhe e rrah ankuesen femër kosovare.  I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt, ndërsa viktima së bashku me fëmijët e saj dërgohet në strehimore dhe i lëshohet urdhër mbrojtës./Lajmi.net/