Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Pesë raste të dhunës në familje janë regjistruar brenda 24 orëve në Kosovë. Nga katër prej këtyre rasteve, viktimat kanë qenë femra ndërsa në njërin prej rasteve, viktima kanë qenë disa persona. Rastet kanë ndodhur në Podujevë, Lipjan, Malishevë dhe Vushtrri, shkruan lajmi.net. Rastet e raportuara në Polici: Podujevë 27.04.2025, 16:00. Është raportuar se pas një…

Lajme

28/04/2025 09:20

Pesë raste të dhunës në familje janë regjistruar brenda 24 orëve në Kosovë.

Nga katër prej këtyre rasteve, viktimat kanë qenë femra ndërsa në njërin prej rasteve, viktima kanë qenë disa persona.

Rastet kanë ndodhur në Podujevë, Lipjan, Malishevë dhe Vushtrri, shkruan lajmi.net.

Rastet e raportuara në Polici:

Podujevë 27.04.2025, 16:00. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar e kishte sulmuar fizikisht ankuesen femër kosovare, lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Lipjan 27.04.2025, 23:40. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare. Palët janë shoqëruar në stacionin policor dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Podujevë  27.04.2025, 13:30.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se kishte sulmuar me mjet të mprehtë viktimën femër kosovare. Gjatë kontrollit në dhomën e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar pesë mjete të mprehta (thika). Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Malishevë 27.04.2025, 15:50. Është raportuar se ankuesja femër kosovare pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Vushtrri / 26.04.2025-16:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj disa personave. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.