Pesë persona ndalohen në Deçan, dyshohen për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm
Prokuroria Themelore në Pejë, në koordinim me Policinë e Kosovës, ka ndërmarrë një aksion në Deçan lidhur me dyshimet për zhvillim të veprimtarisë së kundërligjshme të bixhozit. Sipas Prokurorisë, gjatë aksionit të zhvilluar mbrëmë janë arrestuar dhe ndaluar pesë persona, të dyshuar për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”. Gjatë kontrollit…
Lajme
Prokuroria Themelore në Pejë, në koordinim me Policinë e Kosovës, ka ndërmarrë një aksion në Deçan lidhur me dyshimet për zhvillim të veprimtarisë së kundërligjshme të bixhozit.
Sipas Prokurorisë, gjatë aksionit të zhvilluar mbrëmë janë arrestuar dhe ndaluar pesë persona, të dyshuar për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
Gjatë kontrollit të lokalit ku dyshohet se zhvillohej veprimtaria e kundërligjshme, janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht prova materiale, përfshirë letra dhe karta loje, pesë telefona mobilë dhe 1 mijë e 615 euro para të gatshme.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, pesë të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë. Brenda afatit ligjor, prokurori i rastit pritet të ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale, përfshirë parashtrimin e kërkesës për caktimin e masës së sigurimit.
Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë të ditur se do të vazhdojë bashkëpunimin me Policinë e Kosovës në luftimin e veprimtarive të kundërligjshme.