Pesë orë pritje në Merdare e dy në Mutivodë, mërgimtarët bllokohen në kufi

Kolonat në pikat kufitare kanë vazhduar edhe në orët e mbrëmjes.

Lajme

03/08/2019 22:25

Në Merdare, mërgimtarët po duhet të presin deri në pesë orë për të dalë nga Kosova, shkruan lajmi.net.

Tek Dheu i Bardhë pritjet arrijnë deri në 90 minuta për të hyrë në Kosovë, teksa janë shkaktuar kolona deri në 900 metra.

Gjendje hiç më e mirë nuk është as në Mutivodë, teksa pritjet për të dalë nga territori i Republikës së Kosovës janë dy orë.

Pritje ka edhe në Jarinje, teksa të njëjtat janë shkaktuar në hyrje të Kosovës. /Lajmi.net/