Pesë minuta i mjaftojnë Giroud të realizoj golin e parë me Milanin

22:21 | 31 Korrik 2021

Olivier Giroud ka realizuar gol në debutim te Milani.

Milani është duke u përballur me Nicen në kuadër të miqësoreve para-sezonale, shkruan lajmi.net.

Rezultati aktual i ndeshjes është 1-1 ndërsa për italianët ka realizuar Giourd.

36-vjeçari u inkuadrua në lojë në minutën e 61’ ndërsa pesë minuta më vonë në min e 66’ realizoi me kokë pas asistimit të Samu Castillejos.

Francezi e fillon aventurën në Itali në mënyrën më të mirë të mundshme. /Lajmi.net/