Pesë milionë nënshkrime në peticionin për mbetjen e Britanisë së Madhe në BE

Peticioni i cili i kërkoi Qeverisë britanike për të revokuar nenin 50 dhe rishikimin e planit të saj për të dalë nga Bashkimi Evropian ka kaluar 5 milionë nënshkrime, pas një proteste masive e cila u mbajt të shtunën në Londër.

Bota

24/03/2019 17:36

Peticioni vazhdoi të rritet pas marshit të së shtunës, të cilën organizatorët pretendonin se panë më shumë se një milion njerëz në rrugët e Londrës.

Margret Georgiado, gruaja e cila e bëri peticionin, tha të shtunën se kishte marrë kërcënime me vdekje.

Ajo shkroi në Twitter se natën e së premtes ajo kishte marrë tri kërcënime të tilla përmes telefonit.

Georgiado theksoi se kishte fshirë edhe llogarinë e saj në Facebook pasi drejt saj kishte shpërthyer “përrua e akuzimeve”, shkruan “The Guardian”, transmeton Klan Kosova.