Pesë miliardë njerëz me telefona

Pas katër vjetësh, 5,1 miliardë njerëz do të jenë përdorues të telefonave celularë në mbarë globin – pothuajse 1 miliard përdorues më shumë se 4.3 miliardë që janë tani. Azia, rajoni që do të ketë rritjen më të madhe, tashmë është kontinenti me më shumë përdorues të telefonave celularë. 2,4 miliardë njerëz përdorin telefona celularë…

Auto & Tek

09/11/2013 10:06

Pas katër vjetësh, 5,1 miliardë njerëz do të jenë përdorues të telefonave celularë në mbarë globin – pothuajse 1 miliard përdorues më shumë se 4.3 miliardë që janë tani.

Azia, rajoni që do të ketë rritjen më të madhe, tashmë është kontinenti me më shumë përdorues të telefonave celularë. 2,4 miliardë njerëz përdorin telefona celularë në Azi, një shifër që parashikohet të rritet në 2.9 miliardë deri në vitin 2017.

Grafiku i Statista.com, krahason depërtimin e telefonave celularë në vitin 2013 dhe parashikimet për vitin 2017 në rajone të ndryshme të botës.