Pesë mbrojtësit më të shtrenjtë në botë
Transferimi i Harry Maguire te Manchester United për një shumë rekord, ka bërë që të rikujtojmë cilët janë pesë mbrojtësit më të shtrenjtë në botë.
Sport
Mbrojtësi anglez kaloi te ‘Djajtë e Kuq’ për 80 milionë funte [87 mln euro], duke u bërë mbrojtësi më i shtrenjtë i blerë ndonjëherë.
26-vjeçari pasohet nga Virgil Van Dijk, i cili kaloi te Liverpooli në janar të vitit 2018, përcjell lajmi.net.
Holandezi u ble për 75 milionë euro, por është nga të vetmit që ka arsyetuar shpenzime e bëra për të.
Lista kompletohet me Lucas Hernandez, që këtë kaloi te Bayern nga Atletico për 68 mln funte.
Matthijs De Ligt renditen i katërti me 67.5 mln funte, i cili do ta vesh fanellën e Juventus nga sezoni i ardhshëm.
Aymeric Laporte që erdhi te Manchester City nga Bilbao, kushtoi hiç më pak se 57 milionë funte dhe është mbrojtësi i pestë më i shtrenjtë në histori. /Lajmi.net/