Pesë librat që duhet t’i lexoni në vitin 2018
Profesorët e Universitetit të Harvardit vazhdimisht lexojnë libra për vete dhe i obligojnë/nxisin studentët e tyre të lexojnë libra të caktuar.
Lifestyle
Prandaj, ata e njohin një libër të mirë kur e shohin!
Me këtë në mendje, ‘Business Insider’ i ka pyetur profesorët e Harvardit ta ndajnë nga një libër të vetëm të cilin ata mendojnë se çdo student duhet ta lexojë gjatë vitit 2018,.
Në mesin e këtyre profesorëve janë shkencëtarë, laureat të Nobelit, ekonomistë, si dhe fitues të çmimit Pulitzer.
“Anna Karenina” nga Leo Tolstoy
“Jam duke e ri-lexuar librin ‘Anna Karenina’. Nuk ka novelë më të mirë rreth asaj se si gratë (nuk e kam fjalën vetëm për Annan) – inteligjente dhe të edukuara – injorohen, shtypen dhe kanë shumë mbështetje ligjore. Femrat janë të kujdesshme dhe të mëshirshme. Ato e mbajnë së bashku shoqërinë dhe ofrojnë shpëtim, ndërsa priftërinjtë i marrin meritat. Novela e Tolstoyt edhe sot është po aq relevante sa atëherë. Është novela më e mirë që është shkruar ndonjëherë dhe ia vlen ta lexojmë të gjithë ne” – Claudia Glodin, historiane ekonomike
“The Internationalists” nga Oona Hathaway dhe Scott Shapiro
“The Internationalists” e shpjegon fenomeni të cilin ndoshta as që e keni ditur se ekziston – reduktimin e luftës ndërshtetërore dhe pushtimin – me një ngjarje historike e cila ndoshta ju duket qesharake: Traktatin Paqësor të Parisit Kellog-Briand të vitit 1928, i cili e kishte shpallur luftën ilegale. “Njësoj sikurse libri ‘The Clash of Civilizations’ dhe ‘The End of History’, librin e ofron një vizion të skenës ndërkombëtare, që u jep kuptim shumë zhvillimeve në lajme dhe të rejave në histori” – Steven Pinker, profesor i Psikologjisë në Harvard, dhe autor i dhjetë librave
“Just Mercy” nga Bryan Stevenson
“Unë e sugjeroj librin ‘Just Mercy’ nga Bryan Stevenson” – Stephen Greenblatt, profesor i anglishtes, fitues i çmimit Pulitzer, dhe shkrimtar
“The Theory of Moral Sentiments” nga Adam Smith
“Çdo student i ekonomisë ka dëgjuar për librin ‘The Wealth of Nations’, por ky libër i mëhershëm e prezanton një pamje më të mirë të natyrës njerëzore sesa librat pasues” – Eric Maskin, ekonomist, laureat i çmimit Nobel në vitin 2007, dhe shkrimtar
“Robot-Proof: Higher Education in the Age of Artificial Intelligence” nga Joseph Aoun
“Robot-Proof” nga Joseph Aoun
“Arsim i lartë në epokën e inteligjencës artificiale” – EJ Corey, kimist organik, laureat i çmimit Nobel në vitin 1990, dhe shkrimtar.