Pesë klube të njohura interesohen për Zhegrovën
Edon Zhegrova po e tërheq interesimin e disa klubeve të njohura evropiane në këtë afat kalimtar. Ylli kosovar është në radarin e të paktën pesë skuadrave. 27-vjeçari do të dëshironte të qëndrojë në Juventus, por “Bianconeri” po mendojnë ta sistemojnë diku tjetër ish-futbollistin e Lillet. Përkundër golit spektakolar të shënuar ndaj Chelseat në miqësore pak…
Sport
Edon Zhegrova po e tërheq interesimin e disa klubeve të njohura evropiane në këtë afat kalimtar.
Ylli kosovar është në radarin e të paktën pesë skuadrave.
27-vjeçari do të dëshironte të qëndrojë në Juventus, por “Bianconeri” po mendojnë ta sistemojnë diku tjetër ish-futbollistin e Lillet.
Përkundër golit spektakolar të shënuar ndaj Chelseat në miqësore pak ditë më parë, ish-futbollisti i Baselit s’e ka të garantuar një vend titullari në sezonin e tij të dytë në Torino.
Prandaj, “Yahoo” raporton se largimi i tij nga Italia duket të jetë i pashmangshëm.
Më saktësisht, “Messin e Kosovës” në Angli e duan Evertoni dhe Crystal Palace.
Në Francë, Edonin e pëlqejnë Monaco dhe Lensi, të cilat do të mundohen ta rikthejnë në Ligue 1.
Kurse, interesim për anësorin ofanziv ka shfaqur edhe Fiorentina në Itali.
Gjithashtu, flitet se situatën e tij me kujdes janë duke e vëzhguar edhe gjigantët turq.
Zhegrova e kaloi një sezon të vështirë në Serie A, ku nuk arriti ta shënonte asnjë gol e as ta bënte asnjë asistim.
Ai nuk arriti ta gjente formën më të mirë shkaku i një lëndimi paraprak, por më pas nuk pati as vazhdimësi në ekipin e Luciano Spallettit.
Ndonëse edhe publikisht e ka shprehur dëshirën për të qëndruar tek Bardhezinjtë, 20 ditët e ardhshme, deri në fund të gushtit kur edhe do të mbyllet afati kalimtar i verës, do të jenë vendimtarë për të ardhmen e Zhegrovës.