Pesë gjërat që duhet praktikuar për të pasur fat në këtë fundvit

Orët e fundit të Vitit të Vjetër janë gjithmonë të mbushura me pritshmëri të mëdha, energji, dhe shumë po përpiqen t'i përdorin ato për të arritur qëllimet për vitin e ardhshëm përmes disa zakoneve.

Fun

23/12/2019 13:03

Këto janë disa nga më të njohurat.

1. Ngjyra e mbathjeve tuaja është e rëndësishme

Në vendet e Amerikës Latine, të brendshme, të kuqe, jeshile dhe të verdhë mund të blihen në çdo dyqan para Vitit të Ri.

Njerëzit veshin të brendshme të kuqe për të gjetur dashuri, jeshile ose të verdhë për të gjetur pasuri në vitin e ri, dhe të bardha për paqen. Varet nga ju që të zgjidhni ngjyrën e të brendshmeve tuaja, shkruan WeMystic.

2. Shkruani çdo dëshirë në letër

Para darkës së fundit në Vitin e Vjetër, duhet t’i shkruani në letër të gjitha dëshirat për Vitin e Ri. Atëherë ju duhet ta mbani letrën pranë darkës, për të thithur tërë energjinë tuaj.

Pas mesnatës, letra digjet me bindjen se do të arrini gjithçka që dëshironi në Vitin e Ri.

3. Puthja në mesnatë

Pas ditës së Shën Valentinit, festa e Vitit të Ri është më e keqja për beqarët pasi të gjithë puthen në mesnatë. Vërtet, kjo “dhimbje” zgjat vetëm 60 sekonda. Një puthje në natën e Vitit të Ri është një simbol i dashurisë përgjatë gjithë vitit.

4. Ngjyrat e fatit për Vitin e Ri

Ashtu si me të brendshme, ngjyra të caktuara të qirinjve simbolizojnë lumturinë.

E verdha do të ndihmojë me problemet financiare, jeshile do të sjellë shëndet, portokalli është për mençuri, vjollcë është për sukses në fushën profesionale, e kuqe është për dashuri, dhe qirinjtë blu janë për paqen.

Në Brazil, besojnë se veshja me të bardha do t’ju sjellë lumturi dhe paqe në vitin e ri. Veshja me ngjyrë të bardhë duhet të jetë e re.

5. Shlyeni borxhet

Një autor e krahasoi borxhin si mbipeshë, sikur të mbash 15 kg shtesë në shpinë çdo ditë. Dhe kur të paguani borxhet, do të mahniteni me shpejtësinë me të cilën do të rritet bilanci i llogarisë tuaj – dhe lumturia. /kp