Pesë ditë para zgjedhjeve, Bislimi thotë se nuk do të bëjnë koalicion paszgjedhor me partitë opozitare

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka shkruar sot në Facebook se nuk do të bëjnë koalicion me partitë opozitare por do ta vazhdojnë atë me Alternativën dhe Partinë Guxo. Ai ka shkruar se kjo Qeveri është e vetmja që ka përfunduar me sukses mandatin dhe iu ka thënë qytetarëve se para kutive të votimit duhet…

Lajme

04/02/2025 19:37

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka shkruar sot në Facebook se nuk do të bëjnë koalicion me partitë opozitare por do ta vazhdojnë atë me Alternativën dhe Partinë Guxo.

Ai ka shkruar se kjo Qeveri është e vetmja që ka përfunduar me sukses mandatin dhe iu ka thënë qytetarëve se para kutive të votimit duhet të jenë të qartë, shkruan lajmi.net.

“Në mandatin që vie as nuk do ketë nevojë e as aspak interesim nga ne që të përfshijmë në qeverisje cilindo subjekt politik nga partitë opozitare. Në rast se ndonjëra prej tyre përpiqet të sigurojë votën tuaj nën mashtrimin se do bashkëqeverisin me ne, mos u besoni. Merreni këtë tentim të tyre vetëm si konfirmim të natyrës së tyre mashtruese e manipuluese”, ka shkruar Bislimi.

Ai ka shtuar se në mandatin e ardhshëm do të vazhdojnë bashkëqeverisjen me me të njëjtat parti që përfaqësojnë komunitetet joshumicë, shkruan lajmi.net.

“Do mirëpresim në bashkëqeverisje edhe subjekte tjera, qe marrin mbështetjen tuaj dhe janë dëshmuar në mbrojtjen dhe avancimin e interesave të votuesve të tyre brenda kornizës kushtetuese të Republikës së Kosovës. Andaj ftojmë qytetarët e nacionalitetit serb, boshnjak, turk, rom, egjiptian e ashkali të rikonfirmojnë mbështetjen e tyre për këto subjekte duke mundësuar kështu avancimin e mëtejmë të prioriteteve të komuniteteve prej nga vijnë”, ka shkruar ai.

Ai ka shkruar edhe për qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje për Listën Serbe.

” Qeveria jonë nuk do të bashkëqeverisë me këtë subjekt e as me satelitët e saj politik brenda komunitetit serb, apo tek përfaqësuesit e komuniteteve tjera. Vota për këto subjekte rrjedhimisht është votë për opozitë dhe mosqeverisje. Ftoj qytetarët e secilit komunitet që të mbështetë sa më shumë partnerët e qeverisë e të ndëshkojë me votë ata të cilët mandatet e fituara, menjëherë pas zgjedhjeve, ia kanë dorëzuar e do ia dorëzojnë sërish, listës srpska”, ka shtuar Bislimi mes tjerash. /Lajmi.net/ 

Postimi i tij i plotë në Facebook: