Pesë deputetët me më së shumti mungesa në Kuvend gjatë sesionit pranveror

Nga 525 mungesa të deputetëve në sesionin e kaluar në Kuvendin e Kosovës, Behgjet Pacolli është listuar i pari nga partitë shqiptare. Kështu vlerëson raporti i Institutit Demokratik të Kosovës, ku Pacolli gjatë sesionit pranveror ka gjithsej 14 mungesa. E për këtë çështje i pari i AKR-së, ka një arsye. Ai arsyeton mungesat me lobimin…

Lajme

22/09/2024 19:41

Nga 525 mungesa të deputetëve në sesionin e kaluar në Kuvendin e Kosovës, Behgjet Pacolli është listuar i pari nga partitë shqiptare.

Kështu vlerëson raporti i Institutit Demokratik të Kosovës, ku Pacolli gjatë sesionit pranveror ka gjithsej 14 mungesa.

E për këtë çështje i pari i AKR-së, ka një arsye.

Ai arsyeton mungesat me lobimin për njohjen e Kosovës dhe sipas tij, kjo punë që ka bërë ka qenë më e rëndësishme sesa sic është shprehur, humbja e kohës në Kuvend duke dëgjuar akuza dhe kundër-akuza mes partive.

“Po, mund të jetë ashtu. Unë kam munguar në disa seanca të Kuvendit, por nga ana tjetër nuk jam ndalur kurrë. Kam lobuar nëpër botë për njohjen e Kosovës, që për mua ka qenë shumë më e rëndësishme se sa të humbas kohë duke dëgjuar akuza dhe kundër-akuza banale mes partive dhe grupeve parlamentare brenda Kuvendit. Nga ana ime, kam sjellë disa nota verbale nga shtete të rëndësishme që kanë njohur pasaportat e Kosovës. Jam gjithashtu në proces të sigurimit të njohjeve të tjera dhe gjithë këtë e kam bërë me iniciativën time personale, pa mbështetje nga qeveria e Kosovës”, tha Pacolli për Tëvë1.

E pas tij me mungesa qëndron deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka i cili tha se i ka mungesat e arsyeshme.

“Të gjitha mungesat e mia janë të arsyeshme dhe që nga 9 shkurti nuk jam më deputet në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Uka.

Ndërsa Ganimete Musliu dhe Adrian Kastrati bëjnë pjesë në këtë listë, por që kanë munguar për shkaqe shëndetësore.

Edhe Xhavit Haliti bënë pjesë në top 5shen e deputetëve me më së shumti mungesa gjatë këtij sesioni.

E për këto mungesa hulumtuesja në KDI Violeta Haxholli, tha që kryesia e kuvendit do të duhej të shqiptonte vërejte.

Në këtë rast kryetari dhe kryesia kanë mandatin që të shqiptojnë vërejtje fillimisht për deputetët e papërgjegjshëm por edhe ministrat pra ka raste kur p.sh në rastin e pyetjeve parlamentare shpesh mungojnë ministrat edhe kryetari si kryesues i seancës duhet që të shqiptojë vërejte për çdo kënd në seancë që sillet në mënyrë të papërgjegjshme ndaj punimeve të asaj seance, ka thënë ajo.

Nga 24.3% e deputetëve që kanë munguar në seanca plenare, prin Lista Serbe e më pas Partia Demokratike e Kosovës.

Deputetët kanë bërë diku mbi 500 mungesa gjatë sesionit pranveror e natyrisht numrin e mungesave e ka rritur bojkoti që Lista Serbe ia ka bërë kuvendit gjatë legjislaturës së tetë pra ata kanë numrin më të madh të mungesave si subjekt politik, pastaj e dytë është Lëvizja Vetëvendosje sepse ka më shumë deputetë, por në raport me numrin e deputetëve PDK ka më shumë mungesa pas Listës Serbe.