Përzierja e dy përbërësve natyralë pastron në thellësi dyllin e veshit dhe kuron infeksionin

Nëse mendoni se dylli i veshit është papastërti, gaboni ! Në fakt dylli parandalon pluhurin dhe grimcat e tjera të vogla të arrijnë në brendësi të këtij organi dhe potencialisht ta dëmtojnë ose të shkaktojnë infeksion!

Lifestyle

13/06/2018 09:15

Derisa dylli është i natyrshëm për trupin tonë, kjo do të thotë që prodhohet në mënyrë natyrale, sado të përpiqeni ta pastroni ! Jo rrallë herë ndodh që dylli të bllokojë kanalet më të thella,kjo si pasojë e përdorimit të kunjave të veshëve, që shtyjnë dyllin më thellë.

Infeksionet e veshit janë shpesh rezultat i infeksioneve bakteriale ose virale. Mjekët shpesh sugjerojnë përdorimin e ilaçeve për të lehtësuar me dhimbjen, por ne do t’ju tregojmë recetën natyrale që do të kurojë infeksionet e veshit!
Përbërësit
Vaj ulliri – për të zbutur dhe për të eleminuar grumbullimin e dyllit
Vaj hudhër – për të shkatërruar bakteret
Përdorimi
Ngrohni 2-3 lugë vaj ulliri të pastër. Temperatura duhet të jetë e afërt me atë të temperaturës së trupit tuaj.
Shto 4 pika vaj hudhër ose lëngun që keni përftuar nga shtypja e tyre.
Përziejini bashkë dhe me ndihmën e një pikatoreje aplikoni disa pika në vesh ! Mbajeni veshin me një kompresë të ngrohtë për 5-10 minuta.
Përsëriteni procedurën 2-3 herë në ditë për të parë rezultatet.