Përvjetori i tretë i luftës në Ukrainë, Von der Leyen viziton Kievin
Në shenjë mbështetjeje në përvjetorin e tretë të pushtimit të Ukrainës nga Rusia, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa kanë mbërritur, sot në Kiev. Von der Leyen tha se ishte në Kiev sepse “Ukraina është Evropë”. “Në këtë luftë për mbijetesë, nuk është vetëm fati i…

Bota
Në shenjë mbështetjeje në përvjetorin e tretë të pushtimit të Ukrainës nga Rusia, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa kanë mbërritur, sot në Kiev.
Von der Leyen tha se ishte në Kiev sepse “Ukraina është Evropë”.
“Në këtë luftë për mbijetesë, nuk është vetëm fati i Ukrainës që është në lojë. Është edhe fati i Evropës”, ka shkruar Von der Leyen në X.
Ndryshe Bashkimi Evropian ka thirrur një samit të jashtëzakonshëm për Ukrainën dhe sigurinë evropiane për datën 6 mars.
Ky lajm u bë i ditur nga presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa në një postim në rrjetin social X.
“Kam vendosur të mbledh një këshill të posaçëm evropian më 6 mars. Ne po jetojmë në një moment vendimtar për Ukrainën dhe sigurinë evropiane,” ka shkruar ai, duke shtuar se në konsultimet e tij me liderët evropianë ai kishte dëgjuar një “angazhim të përbashkët” për t’u përballur me sfidat në nivel të BE-së.
Derisa presidenti i SHBA-së Donald Trump filloi negociatat me Rusinë pa Ukrainën dhe Evropën, dhe e quajti liderin ukrainas “diktator”, pasi Kievi nuk mbajti zgjedhje në vitin 2024, për shkak të agresionit ushtarak rus.
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky njoftoi se është gati të largohet nga presidenca nëse kjo do të thotë paqe për Ukrainën, duke bërë shaka se largimin e tij mund ta shkëmbejë me hyrjen e vendit të tij në NATO.
Ukraina është në luftë prej 24 shkurtit të vitit 2022 – kur Rusia filloi agresionin.
Gjatë kësaj periudhe janë shkatërruar shumë zona të Ukrainës si dhe kanë vdekur dhjetëra mijëra ushtarë dhe civilë.