Përvjetori i Besëlidhjes së Lezhës: Zbulohet shtatorja e Skënderbeut pranë vendvarrimit të tij

Sot është zbuluar shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut pranë vendvarrimit të tij në Lezhë. Shtatorja u zbulua me rastin e përvjetorit të Besëlidhjes së Lezhës që u mbajt me 2 mars 1444, transmeton lajmi.net. Qëllimet e kuvendit ishin bashkimi i sa më shumë fisnikëve e principatave nga tokat që më parë në botën krishtere ishin…

Lajme

02/03/2025 12:07

Sot është zbuluar shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut pranë vendvarrimit të tij në Lezhë.

Shtatorja u zbulua me rastin e përvjetorit të Besëlidhjes së Lezhës që u mbajt me 2 mars 1444, transmeton lajmi.net.

Qëllimet e kuvendit ishin bashkimi i sa më shumë fisnikëve e principatave nga tokat që më parë në botën krishtere ishin të njohura si toka të Perandorisë së Bizantit, si dhe rimëkëmbja e Mbretërisë së Arbrit.

Gjergj Kastrioti ishte mbrojtës i tokave arbërore deri në vitin 1468 kur ndërroi jetë./Lajmi.net/