Përveç luftës në Ukrainë, Rusia po ekzekuton vazhdimisht luftë hibride ndaj NATO’s

Një raport i fundit nga stafi i komisionit të Helsinkit të SHBA-së kanë zbuluar disa operacione hibride të Rusisë që nga shkurti i vitit 2022. Sipas këtij raport, kampanja të kalkuluara mirë të luftës hibride tregojnë që politika e jashtme e Rusisë nuk njeh kufij. Bashkë me luftën në teren në Ukrainë, Rusia në të…

Bota

01/01/2025 08:16

Një raport i fundit nga stafi i komisionit të Helsinkit të SHBA-së kanë zbuluar disa operacione hibride të Rusisë që nga shkurti i vitit 2022.

Sipas këtij raport, kampanja të kalkuluara mirë të luftës hibride tregojnë që politika e jashtme e Rusisë nuk njeh kufij. Bashkë me luftën në teren në Ukrainë, Rusia në të njëjtën kohë po ekzekuton vazhdimisht luftë hibride ndaj NATO’s për ta shqetësuar dhe destabilizuar aleancën veriatlantike. Ky raport bazohet në seancën dëgjimorë të Komisionit të Helsinkit të muajit Shtator 2024 (Lufta nën hije e Rusisë ndaj NATO’s), në të cilin ekspertë të ndryshëm dëshmuan për përpjekjet e vazhdueshme dhe të kalkuluara të Moskës për të destabilizuar situatën në vendet demokratike anëtare të Aleancës.

Bashkë me luftën në teren në Ukrainë, Rusia në të njëjtën kohë po ekzekuton vazhdimisht luftë hibride ndaj NATO’s për ta shqetësuar dhe destabilizuar aleancën veriatlantike, që deri më tani kanë dhënë mbështetje të pakusht për sovranitetin e Ukrainës.

Efikasiteti i sulmeve ruse ndaj NATO’s rrjedh nga vet natyra e politikës ruse e njohur si goditje nën brez apo “nën pragun e luftës”. Megjithatë, përshkallëzimi i vërejtur së fundmi përfaqëson më shumë se një përpjekje e thjeshtë për destabilizim.

Përkundrazi, Rusia angazhohet vazhdimisht për një pozicionim të mirë kalkuluar ndaj NATO’s, duke e kombinuar të njëjtën me pushtimin gjenocidial në Ukrainë. Fushatat hibride përfshijnë sulme kibernetike ndaj stacioneve të trenit për të shkaktuar vonesa, e deri të planifikime të vrasjeve dhe sulmeve terroriste. Shkalla dhe natyra e kërcënimeve Ruse Brenda kufijve të NATO’s që nga viti 2022, përbëjnë në vetë një luftë të fshehtë nën hije.

Ky raport bazohet në seancën dëgjimorë të Komisionit të Helsinkit të muajit Shtator 2024 (Lufta nën hije e Rusisë ndaj NATO’s), në të cilin ekspertë të ndryshëm dëshmuan për përpjekjet e vazhdueshme dhe të kalkuluara të Moskës për të destabilizuar situatën në vendet demokratike anëtare të Aleancës.

Për të vizualizuar madhësinë e këtij kërcënimi, Komisioni i Helsinkit ka publikuar rreth 150 sulme hibride të ekzekutuara në territorin e NATO’s që nga fillimi i pushtimit Rus në Ukrainë, që dyshohet të jenë planifikuar dhe ekzekutuar nga Rusia. Sulmet hibride të listuara ndahen në 4 kategori kryesore: Sulme ndaj infrastrukturave kritike, kampanja të dhunës, mërgim i armatosur si dhe ndërhyrjet në zgjedhje të lira dhe fushata informuese (dezinformim).

“Është me rëndësi kritike që Liderët e NATO’s të jenë të bashkuar për të njohur qëllimet si dhe shtrirjen e këtyre sulmeve hibride. Përpjekjet për këtë luftë hibride paraqesin kërcënime reale për shoqëritë dhe qeverisjet demokratike. NATO është themeluar për të kundërshtuar agresionin rus, si dhe përpjekjet e vazhdueshme të Rusisë për të minuar sigurinë dhe stabilitetin e anëtarëve të Aleancës Veriatlantike, duhet të njihen si një sulm ndaj themeleve dhe misionit të NATO’s”, thuhet mes tjerash në raport