Përveç AAK-së, Musliut dhe Hasanit, kundër zgjedhjes së nënkryetarëve votoi edhe Sala Jashari
Nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës janë zgjedhur me 104 vota për, tri kundër dhe gjashtë abstenime. Votimit kundër, përveç Ganimete Musliut dhe Nait Hasanit, i është bashkuar edhe deputetja e PDK-së, Sala Jashari. Ndërkohë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka abstenuar gjatë votimit, transmeton lajmi.net. Kryesia e re e Kuvendit, e udhëhequr nga kryetarja Albulena…
Lajme
Nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës janë zgjedhur me 104 vota për, tri kundër dhe gjashtë abstenime. Votimit kundër, përveç Ganimete Musliut dhe Nait Hasanit, i është bashkuar edhe deputetja e PDK-së, Sala Jashari.
Ndërkohë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka abstenuar gjatë votimit, transmeton lajmi.net.
Kryesia e re e Kuvendit, e udhëhequr nga kryetarja Albulena Haxhiu, do të përbëhet nga pesë nënkryetarë: Ardian Gola nga Lëvizja Vetëvendosje, Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës, Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Sllavko Simiq nga Lista Serbe dhe Emilija Rexhepi nga komunitetet pakicë joserbe./lajmi.net/