Përurohet shtatorja e heroit Zejnullah Zejna në Sojevë

Në Sojevë të Ferizajt është bërë zbulimi i përmendores së dëshmorit Zejnulla Zejna. Në këtë ceremoni mori pjesë edhe ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. “Nga mërgimi në vijat e para të frontit, ai zgjodhi rrugën e sakrificës për atdheun, duke rënë heroikisht në malet e Pashtrikut më 3 qershor 1999. Përmendorja e tij…

Lajme

03/06/2026 15:01

Në Sojevë të Ferizajt është bërë zbulimi i përmendores së dëshmorit Zejnulla Zejna.

Në këtë ceremoni mori pjesë edhe ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

“Nga mërgimi në vijat e para të frontit, ai zgjodhi rrugën e sakrificës për atdheun, duke rënë heroikisht në malet e Pashtrikut më 3 qershor 1999. Përmendorja e tij do të mbetet dëshmi e përhershme e guximit, atdhedashurisë dhe përkushtimit ndaj lirisë. Lavdi e përjetshme dëshmorit Zejnullah Zejna dhe të gjithë dëshmorëve të kombit”, ka shkruar ai.