Përurohet objekti i ri i Hemodializës në QKUK
Është përuruar objekti i ri i Hemodializës në QKUK, investim ky prej 3 milionë euro.

Lajme
Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani tha se ky objekt përveç pacientëve do të jetë një hap i mirë edhe për stafin shëndetësor.
Pacientët e dializës deri me tani janë trajtuar në objektin e Klinikës Interne në katin e gjashtë.
Projekti është përkrahur edhe nga donatorët e ndryshëm. (KP)