Përurohet autostrada Beograd – Sarajevë, merr pjesë edhe Erdogan

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, u ka kërkuar udhëheqësve të presidencës së Bosnjës t’i japin fund një bllokade politike njëvjeçare që ka nxitur tensionet në vend.

Lajme

08/10/2019 23:58

Erdogan zhvilloi një takim të përbashkët të martën në Beograd me tre anëtarët e presidencës shumetnike të Bosnjës dhe Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç.

Në ditën e dytë të vizitës së tij në Serbi, Erdogan mori pjesë gjithashtu në një ceremoni për përurimin e një autostrade të financuar nga Turqia e cila lidh Beogradin me kryeqytetin e Bosnjës, Sarajevën.

Kjo konsiderohet si pjesë e përpjekjeve për të forcuar bashkëpunimin mes dy vende dikur armike.

Shumë kohë pasi mbarimit të luftës së Bosnjës (1992-95), vendi vazhdon të jetëetnikisht i ndarë mes shumicës boshnjake myslimane dhe serbo-kroatëve.

Mosmarrëveshjet rreth marrëdhënieve me NATO-n mbajnë të bllokuar formimin e një qeverie të re edhe një vit pas zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme.